Teksa Rusia vijon sulmin ndaj Ukrainës, Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë është larguar nga vendi. Lajmi është bërë me dije nga Sekretarja e Jashtme Liz Truss e cila deklaroi se Melinda Simmons u largua për shkak të “situatës serioze të sigurisë.
Më herët gjatë pushtimit, ambasadorja Melinda Simmons dhe një staf i reduktuar i ambasadës u zhvendosën nga kryeqyteti Kiev në Lviv në Ukrainën perëndimore, ku kërcënimi konsiderohej më pak i mprehtë.
Duke dhënë dëshmi për Komitetin e Punëve të Jashtme të Commons, Truss tha se të gjitha misionet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në vend tani janë mbyllur.