fbpx

Lajmi fundit/ Ardi Veliu shkon urgjent në spital, ja kë po takon atje

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka shkuar sot në spital për të vizituar punonjësin e policisë të forcës së posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, i cili u godit nga një mjet tip ‘Passat’ i zi, që nuk ju bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Veliu, i ka uruar punonjësit të Policisë shërim të shpejtë dhe është interesuar me ekipin e mjekëve të spitalit që punonjësit të policisë të plagosur në krye të detyrës ti ofrohet shërbim i specializuar dhe në rast se është nevoja për një trajtim më të specializuar, të dërgohet menjëherë jashtë shtetit.

Veliu ka falenderuar efektivin e “Shqiponjave” për guximin dhe vendosmërinë duke rrezikuar edhe jetën në përmbushje të misionit të shenjtë dhe ka inkurajuar atë për të vazhduar pas shërimit më me ritëm në përballje me paligjshmërinë.

Efektivi i Policisë 26-vjeçari, Eugen Abdurrazaku, ka falenderuar Drejtor Veliun për mbështetjen dhe kujdesin e treguar në drejtim të ofrimit të një shërbimi mjekësor të specializuar, si dhe për inkurajimin për të vijuar punën në përballje me paligjshmërinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303