fbpx

LAJMI FUNDIT/ Arratiset nga spitali pacientja e infektuar me COVID-19, Policia në aksion, ja ku e gjejnë…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një paciente e shtruar në spital, e prekur nga COVID-19, është arratisur pa lejen e mjekëve dhe ka shkuar në shtëpinë e saj,

Policia e Gjakovës ka arritur që ta gjejë atë dhe e ka ridërguar në ambientet e spitalit. Pas rekomandimeve të mjekëve, pacientja është hospitalizuar sërish në repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën  e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.