21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Arrestohet Mark Marku, Policia zbulon arsyen

spot_img

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi i është gjetur në banesë armë zjarri, krehër dhe fishekë.

Sipas faxnews, bëhet fjalë për shtetasin Mark Marku i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Nga shërbimet e Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me krehër me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat