Lajmi fundit/ Arrestohet një person në Tiranë, ja ç’bënte

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga një person.

Nga efektivët e komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në agrancë D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në agrancë nga shërbimet e policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.