Lajmi fundit/ Arrestohet shoferi dhe pasagjerja në Tiranë

policia-1.png

Një 34-vjeçar dhe një 39-vjeçare kanë përfunduar sot në prangat e bluve të kryeqytetit pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 38 vjeç, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303