fbpx

Lajmi fundit/ Bashkia del me njoftimin e rëndësishëm, ja ç’do ndodhë në këtë zonë të Tiranës

bash.jpeg

Ndonëse hasën në kundërshtinë e banorëve, procesi i demolimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, të cilat janë shpallur të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, po vijon me ritme të shpejta.

 “Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko.

Nga ana tjetër, ai tha se ky proces po ecën me mirëkuptim të plotë të banorëve. “Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi,” deklaroi ai.

Ndërsa, administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se paralelisht me këtë proces po ecet edhe me shpronësimet e banorëve dhe bizneseve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303