fbpx

Lajmi fundit/ Bashkia Durrës miraton bonuset e qirave për 660 familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Të gjithë banorët e Durrësit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, do të përfitojnë nga bashkia Fondin e Qirasë.

Pas bashkisë se Tiranës, edhe bashkia e Durrësit miratoi bonuset e qirave për plot 660 familje, banesat e të cilave, pas tërmetit shkatërrues u konstatuan jashtë funksionit.

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se vlera e qirasë mujore do të jetë në varësi të familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Deklarata:

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3) Çertifikatën familjare, dhe

4) Të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë, që edhe në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

Në vijim po ju përcjell një përditësim me informacion përmbledhës për Qarkun Tiranë.

Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

1 qytetar ka humeur jetën

44 qytetarë të dëmtuar

3396 qytetarë të evakuuar

1016 qytetarë të strehuar çadra

395 qytetarë në qendra sociale

117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:

7077 konstatime të kryera gjithsej

728 konstatime te kryera në pallate

6349 konstatime te kryera ne banesa

810 banesa të pabanueshme

1937 banesa të dëmtuara rende

4026 banesa të dëmtuara lehte

69 pallate të pabanueshme

132 pallate të dëmtuar rende

530 pallate të dëmtuar lehte

1 qendër shëndetësore e dëmtuar

106 biznese të dëmtuara

32 shkolla të dëmtuara

Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.

BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore.

BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.

BASHKIA KAVAJË: 5 grupe pune që veprojnë në terren

BASHKIA RROGOZHINË: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe 1 grup verifikimi per Njësinë Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

– Sinaballaj 7 çadra

– Lekaj 5 çadra

– Kryevidh 8 çadra

– Gose 1 çadër

– Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

– Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.

– Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.

– Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA

4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë – 235; Durrës – 252; Lezhë – 44; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

 

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 463 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303