Lajmi fundit/ Bombë pranë ambienteve të burgut, detajet e para (Foto)

Pak më parë, Alsat ka bërë me dije se në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës është gjetur një bombë e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Në bazë të informacioneve të para të pakonfirmuara dyshohet të jetë bombë dore e tipit kashikara. Ende nuk dihen motivet e hedhjes së bombës.

Sektori i Punëve të Brendshme ka izoluar gjithë rrugën dhe pritet që ekipi anti-bombë  të arrijë në vendngjarje për ta larguar mjetin shpërthyes.