Lajmi fundit/ Del foto, ja kush është Redjan Rraja, i përfshirë në atentatin ndaj Prokurorit Ndoja…

Sot në orën 14:00, do të jepet masa e sigurisë për Redjan Rrajën, 34-vjeçarin nga Nikla e Fushë-Krujës, i cili u arrestua tre net më parë si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtave. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’.

Për Redjan Rrajën kërkohet masa e arrestit me burg për akuzat e mësipërme. Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Në momentin e arrestimit në Shkodër në pikën kufitare të Muriqanit, i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kontakteve me persona të përfshirë në këtë ngjarje si dhe itinerarin e lëvizjeve të tij.