fbpx

Lajmi fundit/ Detaje tronditëse nga shpërthimi në Yzberisht, të plagosurit dhe prapaskenat e errëta

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi që tronditi zonën e Yzberishtit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në momentin që u hap dera e byrektores.

Të plagosura kanë ngelur nga shpërthimi pronarja Klodiana Simeci, punëtorja Ardiana Mesi si edhe punëtorja tjetër me iniciale M.P.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.