Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bolonjan e Italisë. Sipas mediave italiane, një 19-vjeçar Alessandro Asoli, dyshohet se u ka hedhur prindërve substancë helmuese, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme babait ndërsa nëna ka shkuar në gjendje të rëndë në spital.
Ka qenë vetë i riu ai që njoftoi ambulancën rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë në banesën e familjes mbërritën edhe karabinierët.
Familja jetonte në via della Costituzione 19, në zonën e banimit të fshatit Casaleçhio, në një apartament në katin e tretë të një ndërtese me pamje nga një mjedis i gjelbër. Ngjarja është e rrethuar me mister, dhe arsyet se pse djali helmoi prindërit e tij mbeten ende të paqarta.
Nëna e të riut u gjet në gjendje të rënduar, dhe u dërgua menjëherë në spital, edhe pse gjendja është mjaft e rëndë, ndërkohë që babai i Asolit ndërroi jetë në banesë.
Ndërkohë, karabinierët Borgo Panigale, të koordinuar nga prokurori i detyrës, menjëherë filluan punën për të rindërtuar faktet. Në kuzhinë ata gjetën një gotë me një substancë që do të analizohet nga mjekësia ligjore.

