Lajmi fundit/ Fqinjët ngrenë alarmin, fëmija i vogël 4-vjeç kishte mbetur në…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-3.jpg

Një fëmijë i vogël 4 vjeçar është bllokuar në banesën e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë alarmuar policinë dhe zjarrfikësen e Gjirokastrës për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Ngjarja po ndodh në këto momente në lagjen “Granica” në Gjirokastër ndërsa fëmija ndodhet i izoluar në katin e dytë të një pallati.

Burime bëjnë me dije se fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësit të cilët po shkojnë në vendngjarje për të ndërhyrë nga ballkoni apo dritaret.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa në vijim do të të përcjellim informacione më të detajuara.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303