fbpx

LAJMI FUNDIT/ Gjendet i vdekur një person brenda banesës së tij, fqinjët telefonojnë policinë, çfarë dyshohet?

gjendet.jpg

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga fqinjët. Bëhet me dije se 58-vjeçari jetonte vetëm në një banesë me qira.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303