fbpx

Lajmi fundit/ Gjendet pa ndjenja në tokë 68-vjeçari, jep shpirt rrugës për në spital, çfarë dyshohet?

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-3.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një 68-vjeçar është gjetur pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spital.

Bëhet fjale për shtetasin S. P., rreth 68 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303