fbpx

LAJMI FUNDIT/ Ishte zhdukur një ditë më parë, gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia jep detajet

Gjykata-e-Qarkut_1.jpg

Këtë pasdite është gjetur kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku, e cila ishte zhdukur që prej ditës së djeshme.

Mësohet se ajo është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

Marku kishte humbur kontaktet me familjaret që prej pasdites të së mërkures. Denoncimi u bë nga bashkëshorti i saj Oltian Leka i cili rreth mesnatës ka njoftuar sallen operative të policisë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij Klaudia Marku.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Klaudia Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303