Lajmi fundit/ Kapen 13 kg kanabis, policia arreston 1 person, ja kush është

Policia ka vënë në pranga një person si dhe ka sekuestruar 13 kg kanabis me anë të operacionit “Livadhi” në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 13 kg cannabis sativa;
  • një automjet “Ford Fiesta”;
  • një sasi parash prej 2400 eurosh;

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Livadhi”.

Sekuestrohen 13 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 13 kg cannabis sativa;
  • një automjet “Ford Fiesta”;
  • një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.