fbpx

Lajmi fundit/ Kejvina Kthella lëshon kërkesën e pabesueshme ndaj Krimeve të Rënda: Hiqni urgjent…

kejvina-2.png

Kejvina Kthella, e përfolur kohët e fundit për lidhjen me Redjan Rrajën, të dyshuarin kryesor për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku, i ka bërë sot një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

Kërkesa e Kthellës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi i mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të shoëbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303