fbpx

Lajmi fundit/ Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, zbulohet arsyeja

kuvend.jpeg

Ditën e nesërme Kuvendi do të ketë seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga ana e presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Burime nga socialistët thonë se është e papranueshme ajo çfarë bëri presidenti, por ama nuk kanë ende një koment për shkeljen e Kushtetutës që bëri Arta Vorpsi, kur zgjodhi të betohej te një notere rastësore, dhe jo në zyrën e kreut të shtetit.

Ndërkohë nga ora 13:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të vendosur modalitet e seancës.

Ka një përplasje të fortë për një prej vendeve vakante në Kushtetuese, ku KED në shkelje të Kushtetutës ka emëruar Vorpsin, dhe nga ana tjetër presidenti ka dekretuar Marisda Xhaferllarin, e cila nuk ishte fare pjesë e listave të paraqitura në presidencë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303