fbpx

Lajmi fundit/ LSI i jep mesazhin e fortë PD

LSI-500x282-1.jpg

Deputetja e LSI Erisa Xhixho ka komentuar zhvillimet e fundit në PD dhe reformat që demokratët kërkojnë të nisin në Parlament. Xhixho fton ish-aleatët që të mos nxitojnë, duke marrë shembull çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

“Një thellim i kësaj analize që padyshim duhet të vazhdojë, që të mos bëjmë reforma në letër që nuk zbatohen, si marrëveshja e 5 qershorit, të cilat u deformuan me forcën e kartonit nga kjo mazhorancë. Do të duhet të kemi një reformë që i reziston kohës. Pa një skaner të asaj që ndodhi më 25 prill, ne nuk mund të avancojmë”.

Ky skepticizëm ndaj mazhorancës nuk e pengon LSI-në që të dërgojë në Parlament nismat e saj ligjore.

“Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar, përtej interesave të vogla të partive politike. Ne do të jemi edhe në iniciativa në kuvend apo në artikulimet tona me propozime konkrete”, tha Xhixho.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303