Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në një lidhje Skype në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku tregoi se ku do e përmbyllë turin e tij elektoral për zgjedhjet e 25 prillit. Basha zbuloi se fillimisht do të shkojë në Shkodër, Lezhë, pastaj në Elbasan dhe në fund në Tiranë në në sheshin ‘Nënë Tereza’ në orën 19:00.
“Sot do të jem në Shkodër, Lezhë dhe pastaj në Elbasan dhe pastaj në Tiranë në sheshin Nënë Tereza, në orën 19:00.”, u shpreh Basha.

