Lajmi fundit/ Makina merr flakë në ecje, mësohet se brenda ndodhej edhe….

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një makinë është përfshirë në flakë teksa ishte duke ecur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Kryqëzimit Dinamo” në bulevardin kryesor.

Burime zyrtare bënë me dije se automjeti ka qënë në lëvizje teksa ka shpërthyer në flakë. Ende nuk dihen shkaqet, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik që mund të ketë ndodhur në automjet.

Ndërkohë në rrugën ku u përfshi nga flakët automjeti është krijuar jo vetëm panik për momentin te kalimtarët në këtë segment të bulevardit, por përkohësisht edhe një trafik i rënduar.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës dhe e policisë ka rikthyer normalitetin, ndërsa raportohet se drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime kurse automjeti është djegur pjesërisht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303