fbpx

Lajmi fundit/ Mblidhet Komisoni Hetimor për Metën, ja ç’kërkohet

komi.jpg

Ka nisur mëngjesin e sotëm Komisioni Hetimor që ka marrë nën shqyrtim veprimet dhe mosveprimet e Presidentit Meta në lidhje me dekretet që ka lëshuar për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve për shtyrje më 13 tetor. Po ashtu Presidenti po hetohet edhe për akte të tjera në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tjera. Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, ndërsa sot është kërkuar shtyrja e hetimeve për shkak se Komisioni Hetimor nuk ka patur mundësi për mbledhje dhe shqyrtim të fakteve të mbledhura. Kjo sipas Alban Zeneli i cili ditën e sotme në mungesë të Ulsi Manjas, drejton këtë Komisoni ka thënë se kërkohet një shtyrje me 4 muaj.

“Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. nuk e  ka patur kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor. Është koha e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor” tha Alban Zeneli.

“Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë. Mund të duhet edhe kohë tjetër madje por edhe mund ta mbyllim më para. Kjo është rasti i parë i një hetimi të presidentit dhe ishalla nuk kemi më raste të tilla” tha Zeneli më pas.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303