Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Freskut në Tiranë. Bëhet me dije se një banesë është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar ndërsa raportohet për dëme të mëdha materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje.