Një ngjarje shumë e rëndë është shënuar pak më parë në Kamëz.
Sipas informacioneve të para, gjatë një konflikti mes disa personash, është marrë peng një prej tyre.
Qytetarin e marrë peng e kanë futur me dhunë në makinë dy persona dhe janë larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes.
Burimet thonë se pengmarrja është vijim i një konflikti të nisur më herët për një makinë.
Ngjarjen e kanë parë qytetarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e pengmarrjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po kryejnë kontrolle dhe kanë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve.