fbpx

Lajmi fundit/ Ndodh në Vlorë, 25-vjeçari i ngul thikën një personi

Ther-me-thike.jpg

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak më herët në Vlorë. Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se, Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë kanë arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar me iniciale A. H., për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim të pronës.

I riu ka goditur me thikë një person tjetër i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, 25-vjeçari i ka thyer S. V., edhe xhamin e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303