fbpx

Lajmi fundit/ Pas Lushnjes tronditet Durrësi, shpërthen bombola, e moshuara me urgjencë në spital…

bpmbpl.jpg

Pas ngjarjes së tmerrshme në Lushnje, një tjetër shpërthim bombole gazi ka lënë të plagosur rëndë një të moshuar në qytetin e Durrësit.

E moshuara ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në këmbë, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

Kjo është rasti i dytë brenda ditës së sotme që ka shpërthime të bombolave të gazit, pasi një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Pak ditë më parë në kryeqytet tre gra mbetën të plagosura nga shpërthimi i një bombole gazi në një bulmetore, ndërkohë që ekspertët kërkojnë që të ketë një inspektim të të gjithë bombolave që janë në qarkullim.

Vijon…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303