Lajmi fundit/ PD padit penalisht 6 funksionarët e lartë, zbulohet arsyeja e rëndë (Emrat)

Partia Demokratike e Shqipërisë ka paditur penalisht 6 funksionarë të lartë pas ngjarjeve të dhunshme në Astir dhe shembjes së 33 objekteve pak ditë më parë.

Të paditur për ‘shpërdorim detyre’ janë ministri i brendshëm Sandër Lleshi, Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Garnit Korbi, inspektor i IKMT.

Në padinë e saj PD ka kërkuar dhe si masë sigurie për 6 të paditur pezullimin e tyre nga detyra.