fbpx

Lajmi fundit/ Përplasen 3 makina, ka të plagosur, detajet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamzë ku si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, 2 shoferë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Arrameras, ku njëra nga autoveturat ka goditur një autoveturë tjetër, dhe më pas një tjetër mjet tip Sharon, duke u lënduar dy drejtuesit.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit me drejtues nga Kukësi. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fushë Krujës për mjekim, ndërsa ekspertët e policisë së Krujës po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti pranë Fushë Krujës.