Lajmi fundit/ Përplaset furgoni me të burgosur brenda, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë. Mësohet se është aksidentuar furgoni i burgjeve në afërsi të fshatit Qesarat të Gjirokastrës.

Mësohet se furgoni i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës është përplasur me një automjet.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Sakaq, bëhet me dije se brenda furgonit ishin tre të burgosur dhe policë shoqërues.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.