Lajmi fundit/ Përplaset nga makina 11 vjeçari, po luante me biçikletë

Një 11-vjeçar u përplas nga një minubus sot në fshatin Suk në Roskovec.

Policia e Fierit njofton se rreth orës 11:45, në fshatin Suk 1, automjeti tip “Iveko”, me shofer personin me inicialet A.M, ka aksidentuar të miturit me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.