fbpx

Lajmi fundit/ Plagoset një person në mes të Tiranës, Policia shkon në vendngjarje, ja ç’ndodh

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në Kryeqytet në rrugën “Myslym Keta” ku ka mbetur i plagosur me thikë një person, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

“Plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303