Lajmi fundit/ Plas arma në Korçë, detajet e para…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më herët. Mësohet se një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës, në lagjen 17 të qytetit.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë në kërkim nga policia.

Burime policore bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.