Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një 53-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ishte duke kryer punime në ballkonin e katit të tretë të një banese
Njoftimi:
Në lagjen nr. 4 në Durrës, 53-vjeçari Sh.D ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese.
Aktualisht ai ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement