fbpx

Lajmi fundit/ Policia e Vlorës arreston të rrezikshmin, ja veprat e rënda që kreu

Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë dhe vrasjen në shtetin grek.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.