fbpx

LAJMI FUNDIT/ Prokuroria e Dibrës mbyll hetimet për dosjen “184”, ja vendimi që u mor

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Prokuroria e Dibrës ka marrë një vendim lidhur me dosjen e bujshme 184. Tashmë është vendosur që 4 persona të merren të pandehur.

Vendimi:

I pandehur Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;

Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre

Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj është kërkuar pushimi i çështjes.

Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303