Lajmi fundit/ Reagon Saimir Tahiri: Ja kur do flas për të vërtetën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ketë nesër një komunikim për mediat dhe qytetarët. Këtë e ka njoftuar vetë përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Ndonëse pritej që sot ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duket se Tahiri ka dashur më shumë kohë për t’u përgatitur para gazetarëve.

“Nesër në 11.30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkruan Tahiri.