fbpx

Lajmi fundit/ “Reaksion kimik” brenda në klasë, asfiksohen nxënësit, detajet e para…

ambu.jpg

Një lajm tejet i rëndë u mësua pak minuta më parë. Një reaksion kimik në laboratorin e kimisë së Shkollës së Mesme të përgjithshme ‘Janaq Kilica’ në Fier ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe në mbarë shkollën.

Mësohet se nxënësit kanë qenë në orën e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Mësohet se 5 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, që ka krijuar më së shumti panik te nxënësit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303