LAJMI FUNDIT/ Rritja e rasteve me COVID, rikthehet mësimi online

lajm-i-fundit-3-3-19.jpg

Rikthehet mësimi online në Kosovë. Pas rritjes së rasteve me COVID, shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë nga sot ka kaluar në skenarin C të mësimit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

Vendosja e maskës është obligative!

Dezinfektoni duart

Mbani higjienën!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303