Lajmi fundit/ Shënohet viktima e 5 nga koronavirusi nga Tirana, MSH jep detajet

Sapo është shënuar viktima e 5 nga koonavirusi.

Pak pas ndarjes nga jeta të 41-vjeçarit nga Kavaja, Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta mëngjesin e sotëm të një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.