fbpx

Lajmi fundit/ Shkrihet grupi i partive të djathta, shkak largimi i deputetëve

“Grupi i partive të djathta është shkrirë, për shkak se ka një numër më të vogël deputetësh sesa është kuorumi, janë larguar prej tij 4 deputetë”, ka qenë ky njoftimi që dha Gramoz Ruçi, në nisje të seancës parlamentare.

Për krijimin e një grupi parlamentar duhen minimalisht 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar.

Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.

Grupi i Partive të Djathta përbëhej nga deputetët:

Adriatik Alimadhi

Selami Jenishehri

Zef Shtjefni

Kostaq Papa

Koçi Tahiri

Ervis Meço

Ramazan Gjuzi