fbpx

LAJMI FUNDIT/ Shkrumbohet nga flakët një banesë në Memaliaj, raportimet e para

800-0-4d7f6dca210b6ed78bbc08760baff2cf.jpg

Mësohet se një zjarr ka shkrumbuar banesën e shtetasit Fatmir Shehut në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt.

Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e katër pjestarëve të familjes, ku një prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta.

Të katërt personat janë transportuar në spitalin e Tepelenës për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.

Kujtojmë se kryefamiljari Fatmir Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë ndërkohë që katër pjestarët e vuajnë nga probleme të shëndetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale duke lënë këtë familje në qiell të hapur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303