fbpx

Lajmi fundit/ Shpërthim i fortë në një kompleks pallatesh, të parkuara disa makina, dyshohet se…

shp.jpg

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Shpërthimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në një kompleks pallatesh në Glyfata të Greqisë. Lënda plasëse ka shpërthyer në hyrjen e njërit prej pallateve të kompleksit, ndërsa sipas informacioneve të para, kanë qenë persona të panjohur, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse në hyrje të kompleksit të pallateve 5-katëshe.

Sipas policisë, nga shpërthimi i fortë janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara aty pranë, ndërsa po kryhen kontrolle edhe në bodrumet e pallatit ku ndodhi shpërthimi për të parë nëse ka edhe aty dëme, pasi mësohet se në garazh janë të parkuara mjete luksoze si: Ferrari, BMW e Mercedes Benz.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303