fbpx

Lajmi fundit/ Tmerruan Lezhën, Policia kap 2 të rinjtë, ja ç’bënin

lezh.jpg

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë sot në prangat e policisë së Lezhës.

Të arrestuarit janë  E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, të dy banues në Lezhë ndërsa mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Këta dy të rinj sipas policisë janë përgjegjës për një një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.

Konkretisht:

-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2  gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro

-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

-Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

-Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303