fbpx

LAJMI FUNDIT/ Trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës largohet papritur

YRTA.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar pak më parë në një konferencë për media se Bernard Challandes ka shkëputur marrëveshjen si trajner i Kombëtares.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se Kosova e falënderon Challandesin për punën e tij:

“Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që i kemi pasur, e falënderojmë për punën e tij. Ka qenë historike çka kemi bërë. E gjatë rrugës më pas nuk i kemi përmbush objektivat. Në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndajmë rrugët”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303