Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Vlorë ku një vajza ka mbetur e plagosur me armë zjarri pranë poliklinikës së qytetit.
Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar të riun që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj.
E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.

