Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku një 27-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Artur Korteshit.
27 vjeçari Ronaldo Gurabardhi në Tiranë është arrestuar nga policia.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. G., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi me datë 20.03.2021, në rrugën “Shaban Bardhoshi” ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasit A. K”, thotë policia.
Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

