Lajmi fundit/ Zv.ministri i Financave zgjidhet në krye të AMF, ja kush është

Zv.ministri i Financave, Ervin Mete me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, është emëruar sot në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.