fbpx

Lajmi i bujshëm/ Ja kush e pengoi De Biazin të merrte drejtimin e Italisë

Një lajm vërtet i bujshëm është dhënë sot nga ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio. Ai sot i është rikthyer edhe një viteve më parë kur ndryshoi tranerin e Italisë dhe mes kandidatëve ishte ish-trajneri i kombëtares shqiptare Giani de Biasi.

“Në fillim tentova Kapelon për të bërë trajner, kisha 4 milion euro për t’i dhënë 2 milion nga Puma dhe 2 nga Federata, por rrugët tona u ndanë. Alternativa ishte Donadoni, fola me presidentin e Bolonjës dhe tha jo, më mbeteshin De Biasi dhe Ventura. De Biasin nuk e lejoi presidenti I Federatës Shqiptare Armando Duka i cili ndërhyri deri në FIFA kështu që u vendos Ventura,” – tha Tavekio.