fbpx

LAJMI I FUNDIT/ 3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, vijon i lartë numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 164 raste të reja me COVID-19, 3 kanë humbur jetën ndërsa 51 pacientë janë shëruar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 78-vjeçar nga Fieri si edhe një 87-vjeçar nga Gramshi.

Aktualisht në dy spitalet COVID po trajtohen 188 pacientë, 21 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.